Banorët e Alliasit në veri të kryeqytetit kanë denoncuar në redaksinë e JOQ gjendjen e mjerë të rrugëve të brendshme të përmbytura nga balta dhe ujërat të papastra, në të cilat duhet të kalojnë përditë fëmijët e tyre.
Megjithëse para disa ditësh bashkia e Tiranës bëri inaugurimin e pallateve të reja të banimit, banorët e zonës tregojnë se rrugët dhe ambjentet rrethuese mbeten në gjendje të pakalueshme e të rrezikshme për përhapjen e sëmundjeve.
Në pamjet e dërguara në redaksi shihen mbeturina të pambledhura, baltë dhe gropa me ujë të ndotur në kryqëzimin pranë shkollës fillore.
Ndërsa pirgje të mëdha mbeturinash e inertesh pranë banesave, të japin përshtypjen e një krize urbane apo situate konflikti.
Në pamjet e dërguara në redaksi, qytetari komenton: “Kete rrug bejn femit e lagjes allias ne tiran Ku para pak ditesh u inaguruan pallatet e reja ne 5 Maj ,ktu afer esht shkolla Ardjan klosi!"