Kolumbia tërheq refuzimin e refugjatëve nga SHBA disa orë pas rritjes së tarifave tregtare nga Trump

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 27.01.2025, 11:13

Kolumbia ‘është dorëzuar’ në përplasjet për deportimet e refugjatëve me SHBA, duke anuluar refuzimin e saj të avionëve me emigrantë ilegalë kur administrata Donald Trump kërcënoi me sanksione ekonomike e diplomatike.

Dy orë pas postimit online të presidentit Trump ku përmendeshin tarifa prej 25 përqind ndaj importeve të Kolumbisë dhe heqje të vizave për zyrtarët qeveritarë kolumbianë, këta të fundit u tërhoqën.

Më herët presidenti Gustavo Petro kishte refuzuar uljen e dy avionëve me refugjatë mes fushatës së re kundër emigracionit të jashtëligjshëm të nisur nga SHBA.

Të tjera vende ishin ankuar se qytetarët e tyre ishin shfaqur të prangosur në avionët e deportimeve apo se ishin keqtrajtuar nga ushtria e SHBA.

Por pas njoftimit të kundërmasave të Trump ndaj Kolumbisë, presidenti Petro publikoi një letër ku ofronte avionin e tij presidencial për kthimin “me dinjitet” të bashkëatdhetarëve.

“Masa tregon përkushtimin e qeverisë për kushte dinjitoze për të ardhurit”, shkruante Pedro.

Nuk është e qartë nëse Kolumbia do të lejojë fluturimet e ardhshme, por lëvizja ishte një tërheqje e dukshme pas kërcënimit me sanksione nga Trump, çka mund të jetë një paralajmërim dhe për vende të tjera latine që refuzonte të kthyerit, shkruan rrjeti Daily Mail.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit