Këta janë tre anëtarët e familjes Gashi që humbën jetën tragjikisht në aksidentin në Çubrel

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.01.2025, 09:04

Tre anëtarë të familjes Gashi kanë humbur jetën në aksidentin tragjik që ndodhi sonte në rrugën magjistrale Mitrovicë – Pejë, përkatësisht në fshatin Çubrel.

Viktimat janë identifikuar si Zarife Gashi, rreth 70 vjeç, Agim Gashi, rreth 50 vjeç, dhe Gyltene Gashi, rreth 48 vjeç. Policia e Kosovës ka konfirmuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:40 dhe ka përfshirë dy vetura, njëra prej të cilave ishte veturë zyrtare e policisë.

Përveç tre viktimave, pesë persona të tjerë kanë mbetur të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë. Policia ka deklaruar se “si pasojë e aksidentit, bazuar në informacionet e siguruara, kanë humbur jetën tre persona civilë, ndërsa pesë të tjerë kanë pësuar lëndime.”

Njësitë policore dhe ekipet menaxhuese kanë ndërhyrë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa hetuesit e njësitit rajonal të trafikut rrugor po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Gjithashtu, janë njoftuar institucionet përkatëse, përfshirë Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) dhe Prokurorinë e Shtetit, të cilët kanë filluar hetimet.

Kjo ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin, duke sjellë në qendër të vëmendjes tragjeditë familjare që ndodhin në rrugët e Kosovës. Familja Gashi po përballet me një humbje të madhe që ka prekur thellë ata që i njohën dhe të gjithë ata që dëgjuan për këtë fatkeqësi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit