Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.01.2025, 08:52

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në vend të rrugëve me lagështirë. Ulje e dukshmërisë për shkak të mjegullës prej 50 – 100 m. ka në D. Kapi dhe Petrovec – Veles, Manastir dhe Prilep.

Intensiteti i trafikut në rrugët rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

Rruga Ohër – Resnjë përmes Parkut Nacional Galiçicë është e mbyllur për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve nga data 15.11.2024.

Ura mbi lumin Vardar në rrugën rajonale R1312, afër fshatit Bashino, është e mbyllur për të gjitha llojet e qarkullimit.

Nga LAMM bëjnë thirrje për vozitje të kujdesshme, respektim të shenjave të komunikacionit dhe përshtatje të shpejtësisë me kushtet e rrugës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit