I riu i vodhi biçikletën e shtrenjtë, qytetari kërkon ndihmë për identifikimin e tij

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.01.2025, 22:59

Një qytetar nga Lezha ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania një rast vjedhjeje të ndodhur pasditen e djeshme.

Sipas tij, një i ri i ka vjedhur biçikletën, të cilën e kishte blerë 1000 euro. Qytetari ka raportuar rastin në polici, por deri më tani ende nuk është bërë i mundur arrestimi i autorit.

Në videon e siguruar nga qytetari, shihet momenti kur i riu vjedh biçikletën dhe largohet me shpejtësi nga vendngjarja.

Qytetari bën thirrje për ndihmë nga publiku për identifikimin e personit përgjegjës, duke shpresuar që drejtësia të vihet në vend.

Ky rast ngre shqetësimin për sigurinë e pronës private në qytet, ndërsa qytetari kërkon veprime më të shpejta dhe efektive nga ana e autoriteteve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit