E rëndë: Vdesin tre persona në aksidentin në Skenderaj

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.01.2025, 21:24

Një aksident i rëndë komunikacioni në fshatin Qubrel të Skenderajt ka shkaktuar humbjen e jetës së tre personave, duke tronditur komunitetin lokal.

Lajmin e ka konfirmuar nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka shprehur ngushëllimet më të thella për familjet e viktimave.

“Na tronditi thellë lajmi për vdekjen e 3 personave nga një aksident i rëndë komunikacioni në fshatin Qubrel të Skenderajt. Duke shprehur ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë për të lënduarit, njoftoj se anulohen të gjitha aktivitetet politike të organizuara nga Dega e PDK-së në Skenderaj për ditën e nesërme,” shkroi Lushtaku.

Ngjarja e rëndë ka lënë të pikëlluar jo vetëm familjet e viktimave, por të gjithë banorët e zonës, ndërsa organet kompetente janë duke hetuar rrethanat e aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit