Refuzoi fluturimet me emigrantë të deportuar, Trump ‘ndëshkon’ Kolumbinë me tarifa dhe kufizime vizash

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.01.2025, 20:52

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi të dielën masa ndëshkuese ndaj Kolumbisë, përfshirë tarifa dhe kufizime vizash, pasi qeveria kolumbiane refuzoi dy fluturime me emigrantë të deportuar.

Në një postim në rrjetin e tij social "Truth Social", Trump kritikoi presidentin kolumbian Gustavo Petro, duke e akuzuar se po rrezikon sigurinë kombëtare të SHBA-së.

"Këto masa janë vetëm fillimi. Nuk do të lejojmë që qeveria kolumbiane të shkelë detyrimet e saj ligjore për pranimin e kriminelëve që na kanë detyruar t’i marrim," shkroi Trump.

Nga ana tjetër, presidenti Petro deklaroi në "X" se Kolumbia nuk do të pranojë emigrantë të deportuar nga SHBA-ja derisa administrata Trump të krijojë një protokoll që i trajton ata me dinjitet.

Ai publikoi një video ku emigrantët e deportuar shfaqeshin me duar dhe këmbë të lidhura.

"Një emigrant nuk është kriminel dhe duhet trajtuar me dinjitetin që meriton çdo qenie njerëzore," tha Petro. Ai shtoi se Kolumbia do të pranojë qytetarët e saj vetëm me fluturime civile dhe pa trajtime degraduese.

SHBA-ja nuk ka komentuar ende për këtë çështje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit