Të shtëna me armë në Orikum, plagoset 29-vjeçari

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.01.2025, 20:10

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme Orikumin, ku një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri. Incidenti ka ndodhur rreth orës 18:40, në ambientet e një karburanti (bar).

Sipas njoftimit të Policisë, konflikti mes dy personave ka nisur për motive të dobëta dhe ka përfunduar me përdorimin e armës. Autori i dyshuar, Qerim Bello, ka qëlluar me armë drejt 29-vjeçarit Sildi Velaj, i cili ndodhet aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë kërkimet për kapjen e autorit. Po ashtu, FNSH është angazhuar për të siguruar situatën dhe për të ndihmuar në hetimin e ngjarjes.

“Sot, rreth orës 18:40, në ambientet e një karburanti (bar), në Orikum, dyshohet se gjatë një konflikti, për motive të dobëta, shtetasi Qerim Bello ka plagosur me armë zjarri shtetasin Sildi Velaj, 29 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj për kapjen e autorit të dyshuar,” njofton policia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit