Një zjarr i rëndë ka përfshirë këtë të diel një pallat në lagjen nr. 7 të qytetit të Durrësit. Flakët kanë shpërthyer në katin e katërt të ndërtesës, ndërsa gjashtë persona kanë pësuar asfiksi nga tymi dhe janë dërguar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor. Aktualisht, gjendja e tyre shëndetësore nuk është bërë ende e ditur.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e shumta të policisë dhe zjarrfikësit, të cilët po punojnë intensivisht për të shuar flakët dhe për të evakuuar banorët e pallatit.
Shkaqet e shpërthimit të zjarrit ende nuk dihen, ndërsa hetimet kanë nisur për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.