“Uji i pijshëm derdhet në rrugë”, banorët e Unazës së Re prej ditësh pa ujë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 26.01.2025, 17:00

Prej më shumë se pesë ditësh, banorët e rrugës Myslym Keta, në zonën e Unazës së Re, po vuajnë mungesën e ujit, sepse uji i pijshëm derdhet në rrugë.

Pavarësisht nga ankesat e përsëritura drejtuar UKT-së, banorët thonë se kanë marrë vetëm premtime boshe dhe pa zgjidhje konkrete.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për të rikthyer furnizimin me ujë dhe për të shmangur përkeqësimin e situatës.

Mesazh denoncues:

"Jemi disa familje në rrugën Myslym Keta, këtu ku po bëhet Unaza e Re. Kemi mbi pesë ditë që jemi pa pikën e ujit në shtëpi, sepse uji i pijshëm po derdhet jashtë në rrugë, siç mund ta shikoni edhe në këtë video që do t'ju dërgoj. Kemi bërë disa herë denoncimin te UKT, por thjesht po na mbajnë me mashtrime, jo sot, jo nesër."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit