Sipas një raporti të hartuar nga Komisioni Evropian, 10% e banorëve të Tiranës ndihen të vetmuar. Kjo shifër është nën mesataren evropiane, e cila varion ndërmjet 11% dhe 13%.
Grupmoshat e reja kanë më shumë gjasa për t’u ndierë të vetmuar, me 15% të grupmoshës 18-39 vjeç që raportojnë ndjenja vetmie, krahasuar me 12% të moshës 40-54 vjeç dhe 11% të të moshuarve. Studimet tregojnë se vetmia zvogëlohet me moshën.
Një faktor që ndikon në ndjenjën e vetmisë është papunësia, ku rreth 20% e të papunëve raportojnë ndjenja vetmie, krahasuar me vetëm 12% të punonjësve me kohë të plotë.
Gjithashtu, vetmia lidhet ngushtë me perceptimin e mungesës së mbështetjes sociale jo materiale, veçanërisht për grupet e prekshme, si të papunët.
Urbanistika dhe infrastruktura sociale mund të luajnë një rol të rëndësishëm në adresimin e problemeve sociale dhe shëndetësore, përfshirë vetminë. Parqet, objektet kulturore dhe hapësirat e përbashkëta ndihmojnë në lehtësimin e ndjenjës së vetmisë.