Një tragjedi e papritur ka tronditur komunitetin e Maserada sul Piave, Itali, pasi 23-vjeçarja shqiptare Arianna Herri humbi jetën pas një sëmundjeje të rëndë dhe të papritur.
Arianna, e cila kishte punuar si banakiere dhe ëndërronte të bëhej estetiste, vdiq në spitalin e Padovës pas një përkeqësimi të shpejtë të gjendjes së saj shëndetësore, që fillimisht u duk si një thjesht ftohje.
Në mbrëmjen e 17 janarit, gjatë festës së Panevin di Maserada, Arianna filloi të ndihej e sëmurë, me kollë dhe temperature. Pas disa trajtimesh të thjeshta me aerosole dhe ilaçe, ajo u ndie paksa më mirë, por gjendja e saj u përkeqësua papritmas natën mes të premtes dhe të shtunës. Mjekët e diagnostifikuan me shenja inflamacioni në zemër, duke kërkuar transport urgjent në spitalin e Padovës, ku ajo u diagnostikua me miokardit fulminant. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, Arianna nuk mundi të mbijetonte.
Vdekja e Ariannës ka lënë pas një boshllëk të thellë në zemrat e atyre që e donin, përfshirë nënën e saj, Aurela, babain Arjan, si dhe xhaxhallarët, gjyshërit dhe miqtë që humbën një vajzë të re dhe të dashur.
Ata që e njihnin Ariannën përshkruajnë atë si një vajzë me një buzëqeshje të vazhdueshme, të vlerësuar për ëmbëlsinë dhe shpirtin e saj të bukur. Vdekja e saj ka lënë një dhimbje të thellë për familjen dhe komunitetin e Maserada sul Piave.