Pallatet po digjen si letër, shqiptarët: Qeveria të ndërhyjë, nuk plotësohet asnjë standard

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.01.2025, 15:01

Zjarri i rënë mbrëmjen e kaluar në kompleksin “Kika” ku në këtë zonë ku çmimi për metër katror arrin mbi 2500 euro m/2, ka vënë në qendër të vëmendjes sigurinë e banesave.

Flakët nxorrën zbuluar një realitet të hidhur: pas fasadës luksoze dhe çmimeve të fryra, qëndron një standard ndërtimi që shpesh duket më i përshtatshëm për letra sesa për beton të fortë. Por jo vetën kaq pasi flakët u përhapën me shpejtësi në të gjithë ndërtesën, duke treguar qartazi mungesën e masave të duhura kundër zjarrit.

Banorët e kësaj zone ndihen tepër të shqetësuar pasi brenda pak ditësh pallatet e këtij kompleksi janë përfshirë dy herë nga flakët duke shkaktuar dëme kolosale por edhe vënë në pikëpyetje investimin e kursimeve të tyre në këto apartamente.

Shumë prej tyre fajësojnë qeverinë dhe bashkinë që kanë dhënë leje për ndërtime të tilla pa asnjë standardi që përputhet me reklamën që i bëhet por edhe çmimin që shitet.

Ata thonë se në këtë zonë të gjitha pallatet janë ngjitur me njëri tjetrin pa zbatuar distancën për të tilla rastesh.

Madje edhe rrugicat janë një kalimshe pasi bllokohen nga makinat e parkuara dhe zjarrfikësit e kanë të pamundur të mbërrijnë në kohë në vendngjarje.

Por jo vetëm kaq pasi edhe cilësia e strukturës së këtyre pallateve lë shumë të dëshiruar pasi izolimi është inekzistent, muret janë si letra kartoni e alarmet e zjarrit s’i njeh askush.

Që raste të tilla mos të përsêriten më por edhe inxhinierët, investitorët e pallateve të bëjnë punën ashtu siç duhet, shumë prej qytetarëve rekomandojnë mos blerjen e apartamenteve për një kohë të gjatë pasi stoku i mbetur do i rikujtojë kompanive gabimet që kanë bërë në punën e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit