Rruga e shkollës e pakalueshme në Mat, qytetari: Nuk është mbajtur premtimi

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 26.01.2025, 14:22

Gjendja e rrugës që të çon drejt shkollës në Karicë vazhdon të jetë problematike, duke krijuar shqetësime për banorët e zonës. Një qytetar na është drejtuar përmes një denoncimi me foto dhe video, duke treguar se rruga, e cila është mbuluar nga balta dhe gropat, është bërë e pakalueshme si për këmbësorët ashtu edhe për automjetet.

Qytetari shkruan se prej kohësh është premtuar shtrimi i kësaj rruge me asfalt, por deri më tani nuk janë ndërmarrë hapa konkretë për zgjidhjen e kësaj problematike. Kjo situatë jo vetëm që vështirëson përditshmërinë e banorëve, por krijon edhe rrezik për sigurinë e tyre, veçanërisht për fëmijët që ndjekin shkollën.

Mesazhi i plotë:

pershendetje joq albania Ju lutem publikojeni premtimi i Agron males per shtrimin e rruges me asfalt rruga e shkolles karices e pa kalushme ju lutem anonim”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit