Shqipëria ka automjetet më të vjetra në Europë, trafik dhe ndotje

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 26.01.2025, 12:12

Në fund të vitit të kaluar u hap Unaza e Madhe e Tiranës, një projekt që synon të lehtësojë trafikun në kryeqytet. Megjithatë, ngushtimi i rrugëve në hyrje dhe dalje të zonave rezidenciale vazhdon të shkaktojë bllokime, veçanërisht në oraret e pikut. Problemet e trafikut nxjerrin në pah mangësitë në planifikimin urban dhe infrastrukturën e papërshtatshme të zonave të banimit.

Në kuadër të Planit Kombëtar për Energjinë dhe Klimën, qeveria synon të zvogëlojë ndotjen dhe përdorimin e karburanteve përmes masave si kufizimi i qarkullimit sipas targës, promovimi i transportit publik dhe përdorimi i teknologjive inteligjente. Megjithatë, në Shqipëri përdoruesit tentojnë të shmangin kufizimet, duke përdorur automjete të vjetra dhe më ndotëse.

Numri i automjeteve në Shqipëri është ende i ulët krahasuar me BE-në, me rreth 381 automjete për 1000 banorë. Në kryeqytet, kjo shifër arrin në 422 për 1000 banorë, por mbetet larg standardeve të BE-së. Pjesa dërrmuese e automjeteve në Shqipëri është e vjetër (72% mbi 15 vjet) dhe shumica përdorin naftë, duke kontribuar në ndotjen e mjedisit. Pavarësisht taksave progresive për makinat e vjetra, shqiptarët priren të zgjedhin automjete të lira dhe më ndotëse për shkak të kostove më të ulëta fillestare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit