Zjarri te Komuna e Parisit, garazhi me makina të shkrumbuara dhe tym

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.01.2025, 11:03

Tre automjete që ndodheshin në garazhin e kompleksit 'Kika' u shkrumbuan nga flakët, të cilat u vunë nën kontroll nga zjarrfikësit.

Një ditë pas zjarrit, dëmet në pallat dhe garazh jane tepër të mëdha.

Banorët e këtij kompleksi janë tepër të shqetësuar pasi në një zonë ku çmimi për metër katror arrin mbi 2500 euro m/2, ky incident ka vënë në qendër të vëmendjes sigurinë e banesave.

Flakët kanë nxjerrë zbuluar një realitet të hidhur: pas fasadës luksoze dhe çmimeve të fryra, qëndron një standard ndërtimi që shpesh duket më i përshtatshëm për letra sesa për beton të fortë.

Por jo vetën kaq pasi flakët u përhapën me shpejtësi në të gjithë ndërtesën, duke treguar qartazi mungesën e masave të duhura kundër zjarrit. Disa apartamente u dëmtuan rëndë, ndërsa banorët u evakuuan në panik. Për fat të mirë, nuk pati viktima, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit