Makina përplas për vdekje shqiptarin në Itali, e hodhi 30 metra larg

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.01.2025, 10:15

Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali, ku një shqiptar ka humbur jetën pas përplasjes nga një makinë. Ngjarja ndodhi të enjten mbrëma në një rrugë provinciale në Valperga, kur 67-vjeçari, emri i të cilit nuk është bërë publik, po ecte në këmbë dhe u godit nga një Audi Q2. Si pasojë e goditjes së fortë, shqiptari humbi jetën në vendngjarje, pasi dëmtimet që kishte marrë ishin shumë të rënda.

Sipas raportimeve, ai sapo kishte blerë disa pajisje pune, përfshirë një sharrë elektrike, dhe po kthehej në shtëpi kur u përplas nga makina. Policia ka konfirmuar se nuk ka patur shenja frenimi në rrugë, dhe përplasja ka qenë kaq e fuqishme saqë 67-vjeçari u hodh të paktën 30 metra larg vendit të ngjarjes.

Pronari i dyqanit ku shqiptari kishte blerë pajisjet e punës ka shprehur trishtimin për ngjarjen, duke e cilësuar atë si një person shumë të sjellshëm. Pas aksidentit, policia ka arrestuar 71-vjeçarin që drejtonte makinën, i cili është marrë në pyetje dhe më pas është dërguar në spital për trajtim për shkak të gjendjes së shokut.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit