Katër persona kanë mbetur të lënduar nga zjarri që përfshiu pallatin 8-katësh pasditen e sotme në zonën e 'Komunës së Parisit' në Tiranë.
Mësohet se një nënë me dy fëmijët e saj të mitur kanë pësuar djegie, ndërsa e lënduara e katërt është një e moshuar, e cila u rrëzua nga shkallët teksa tentoi të dilte nga pallati.
Tre automjete që ndodheshin në garazhin e kompleksit 'Kika' u shkrumbuan nga flakët, të cilat u vunë nën kontroll nga zjarrfikësit.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.