Po lufton me vdekjen, babai i tre fëmijëve të vegjël ka nevojë urgjente për ndihmë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25.01.2025, 20:45

Një apel prekës ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania për ndihmë për babain e tre fëmijëve të vegjël, 36-vjeçarin Aleks Shyti nga fshati Qukës-Shkumbin i Librazhdit.

Aleksi është diagnostikuar me Karcinomë Uroteliale të gradës së lartë, një formë kanceri që prek kryesisht qelizat që veshin traktin urinar, përfshirë veshkat, fshikëzën e urinës dhe uretrin.

Aktualisht, ai ndodhet në intubim, në gjendje kritike për jetën.

Gruaja e tij ka shpërndarë një mesazh prekës për ndihmë:

“Jam gruaja e Aleks Shytit, baba i tre fëmijëve të vegjël që kanë nevojën dhe dashurinë e tij. Aleks është diagnostikuar me karcinomë uroteliale të gradës së lartë dhe ka dy muaj që është operuar. Që nga ai moment nuk i jemi ndarë derës së spitalit. Por gjendja e tij është shumë e rëndë dhe unë, si një grua e papunë dhe pa mbështetje financiare, nuk mund t’i përballoj kostot e spitalit. Ju lutem nga zemra, të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen, të më ndihmojnë me aq sa munden për të shpëtuar bashkëshortin dhe babain e fëmijëve të mi.”

Si mund të ndihmoni?

Të dhënat bankare për ata që dëshirojnë të ndihmojnë janë si më poshtë:

Banka: BKT IBAN: AL8620534682005895CLIDCLALLB SWIFT KODI: NCBAALTX

Gjendja është shumë kritike dhe çdo ndihmë, sado e vogël, mund të bëjë ndryshimin për këtë familje.

Gjithashtu mund të klikoni më poshtë ku mund të gjeni linkun e GoFundMe:

KLIKO KËTU PËR TË DHURUAR

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit