2500 Euro për Metër Katror, Por Pallatet Në Komunën e Parisit Marrin Flakë si Letër

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 25.01.2025, 19:22

Në një zonë ku çmimi për metër katror arrin mbi 2500 euro m/2, një incident i fundit ka vënë në qendër të vëmendjes sigurinë e banesave. Një pallat në Komunën e Parisit, Tiranë, u përfshi nga flakët, duke nxjerrë zbuluar një realitet të hidhur: pas fasadës luksoze dhe çmimeve të fryra, qëndron një standard ndërtimi që shpesh duket më i përshtatshëm për letra sesa për beton të fortë.

Ngjarja ndodhi kur flakët, u përhapën me shpejtësi në të gjithë ndërtesën, duke treguar qartazi mungesën e masave të duhura kundër zjarrit. Disa apartamente u dëmtuan rëndë, ndërsa banorët u evakuuan në panik. Për fat të mirë, nuk pati viktima, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Ironia qëndron në faktin se këto apartamente të shtrenjta reklamohen si "standarde europiane", ndërsa realiteti tregon të kundërtën. Ku janë sistemet moderne të mbrojtjes nga zjarri? Ku është cilësia e premtuar e ndërtimit? Apo të gjitha këto mbeten fjalë boshe për t’ua shitur qytetarëve metra katrorë të tejçmuar?

Në një kohë kur çmimet e banesave në Tiranë po arrijnë nivele të papërballueshme, është e papranueshme që siguria dhe cilësia të jenë në nivele kaq të ulëta. Sa herë duhet të përsëriten situata të tilla që të kuptohet se nuk mund të ndërtohet një qytet me luks të rremë?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit