Merr zjarr marketi te Komuna e Parisit, rrezikohen shtëpitë sipër

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 25.01.2025, 18:22

Një zjarr ka përfshirë një pallat në zonën e Komunës së Parisit, Tiranë, duke shkaktuar panik mes banorëve.

Sipas raportimeve, flakët kanë shpërthyer fillimisht në një biznes në katin e parë, i identifikuar si “Eco Market”, dhe dyshohet se janë përhapur dhe në pjesët e tjera të ndërtesës.

Disa apartamente brenda pallatit dyshohetse janë prekur nga zjarri, duke shkaktuar dëme materiale. Nuk ka ende informacion mbi shkaqet e zjarrit apo nëse ka persona të lënduar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit