Trump ndalon transferimin e burrave transgjinorë në burgjet e grave

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 25.01.2025, 17:33

Donald Trump ka nënshkruar një dekret presidencial që ndalon transferimin e të burgosurve transgjinorë në burgjet e grave dhe ndalon trajtimet mjekësore për tranzicionin gjinor, përfshirë terapinë hormonale, duke thënë se nuk duhet të shpenzohen fonde federale “për asnjë metodë mjekësore, trajtim ose ilaç që synon të përshtatë pamjen e një të burgosuri me atë të seksit të kundërt".

Ky urdhër ekzekutiv synon të rikthejë vetëm gratë transgjinore në burgjet për femra, duke u mbështetur në idenë se përpjekjet për të ndryshuar realitetin biologjik të gjinisë dëmtojnë gratë dhe mirëqenien e tyre.

Mbrojtësit e të drejtave të personave transgjinorë kanë kundërshtuar këtë urdhër, duke thënë se ai do të rrisë rrezikun e abuzimeve dhe dhunës fizike ndaj të burgosurve transgjinorë. Ky vendim mund të përballet me sfida ligjore, pasi gjykatat federale kanë kërkuar mbrojtje për të burgosurit vulnerabël dhe trajtim mjekësor për ata me disfori gjinore.

Sipas të dhënave të Departamentit të Korrigjimeve, rreth 1,500 gra transgjinore janë të burgosura në burgjet federale, ndërsa 750 meshkuj transgjinorë janë të burgosur në burgjet për meshkuj. Njerëzit transgjinorë përbëjnë më pak se 1% të popullsisë së të rriturve në SHBA, por ata janë më të rrezikuar nga abuzimet seksuale në burg.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit