“Ma lironi, s’ka kush më ushqen”, 25 vite burg për burrin që bëri fëmijë me të miturën

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 25.01.2025, 16:48

Tradita e të lindurit në moshë të vogël ka sjellë pasoja të rënda për Dritson Kurtin, i cili përballet me një dënim prej 25 vitesh burg për marrëdhënie seksuale me të mitur, sipas prokurorisë së Korçës.

Vajza 13-vjeçare, Adelajda Jonuzi, bashkëjetuesja e Kurtit, ka kërkuar lirimin e tij, duke deklaruar se marrëdhënia e tyre ishte me dëshirë dhe se ai nuk ishte në dijeni të moshës së saj.

“Kam 5 muaj që nuk e takoj dot sepse linda e vogël, 13 vjeçe. Nuk e mbajti fëmijën në krah, me ka marre malli, dua të me lironi burrin, nuk më mori me dhunë, është i pafajshëm. Ai nuk e dinte moshën time. Nuk ka kush më ushqen, me nënën rri, me lironi burrin. S’ka kush më jep bukë, nëna një pension merr, të marr ilaçe, ushqime për çupën, borxhe marrim”, thotë Adelajda Jonuzi, 13-vjeçarja, bashkëjetuesja e Kurtit.

Nga ana tjetër, familja e Kurtit dhe veçanërisht gjyshja e tij, Fidarie Kurti, theksojnë se martesa dhe lindja në moshë të vogël janë traditë në komunitetin rom.

“Ne traditë e kemi, djali as vrau, as ka therrur, me marrëveshje e morëm nusen, nusja lindi normale, me gjithë çupën, çfarë beri nipi im që kërkon kaq burg? Njerëzia vriten, ç’është kjo që nuk na nxjerrin djalin. Nusja e sëmurë, unë e sëmurë, kush ta mbajë fëmijën? Të ketë mëshirë e nxjerrin nipin. Me mua është nusja, me fëmijën, hajde shikoje si jetojnë në vështirësi, çfarë traditë kemi ne. Unë gjithë nuset i kam marrë 14,13,12 vjeç, asnjëherë nuk kemi pasur probleme”, thotë Fidarie Kurti.

Dritson Kurti u arrestua në Shtator të vitit të kaluar, nën akuzën e marrëdhënies seksuale me të mitur. Rasti u zbulua pasi bashkëjetuesja e tij shkoi në maternitet për të lindur foshnjën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit