Arkeologët dhe linguistët janë mbledhur për të tentuar një çmim milioner që do t’i jepet atij që deshifron një shkrim rreth 5,300-vjeçar të gjuhës së rajonit Indus.
Qeveria e shteti indian Tamil Nadu në juglindje të vendit, ka ofruar çmimin për përkthimin e skalitur të civilizimit të vjetër të luginës së lumit Indus.
Kreu i qeverisë lokale MK Stalin, ka bërë njoftimin kohët e fundit pas publikimit të një studimi që zbulonte ngjashmëri mes simboleve Indus dhe shkrimeve të gjetura të poçarinë e zonës.
Civilizimet e lashta të luginës së Indus Valley të njohura si ‘Harappan’, jetonin në zonën veri-perëndimore të Indisë dhe në Pakistan. Ata ishin fermerë e tregtarë dhe themeluan një nga shoqëritë urbane më të hershme në botë.
Nuk dihen arsyet e shkatërrimit të tyre dhe nuk ka prova për luftëra apo katastrofa natyrore, prandaj informacioni mbi kulturën e jetesën e tyre është mjaft i kërkuar, shkruan rrjeti BBC.
Shkrimi në fjalë përbëhet nga rreth 4,000 simbole, shumica e të cilave të gdhendura në objekte poçarie ose vula.
Deshifrimi do t’ia japë studiuesve më shumë informacion mbi besimet e qeverisjen e tyre, dhe rrjedhimisht për shkaqet e shkatërrimit të këtij civilizimi që mbeten të veshura nga misteri.