“Uou, hajde more këtu”, shpërthen në flakë mjeti në Rrogozhinë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 25.01.2025, 16:37

Një incident i rëndë ka ndodhur sot në hyrje të Rrogozhinës, pranë zonës së njohur si "Bishti Zhurit", ku një automjet është përfshirë papritur nga flakët.

Sipas dëshmitarëve okularë, drejtuesi i mjetit dhe kalimtarët e pranishëm kanë mbetur të shokuar nga shpërthimi i flakëve. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, por dyshohet për një defekt teknik.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

Ky është një tjetër rast që nënvizon rëndësinë e mirëmbajtjes së mjeteve dhe kontrollit periodik për të shmangur situata të ngjashme. Banorët e zonës kanë shprehur shqetësim për rrezikun që mund të paraqesin incidente të tilla, veçanërisht në zona të populluara.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit