Qytetari gjerman dhe oficeri amerikan qëllohen për vdekje pranë kufirit me Kanadanë

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 25.01.2025, 16:18

Një roje kufitare e SHBA dhe një qytetar gjerman janë qëlluar për vdekje gjatë kontrollit të një automjeti pranë kufirit me Kanadanë.

Gjermani që humbi jetën në shkëmbimin fatal të zjarrit shoqërohej në makinë nga drejtuesja Teresa Youngblut, qytetare amerikane, dhe ata ishin nën mbikqyrje të FBI prej disa ditësh. Youngblut, e cila gjithashtu ishte prekur nga një plumb, pritet të rikuperohet dhe do të dalë para gjyqit të hënën.

Patrulla kufitare amerikane raportohet se po kryente një kontroll automjeti në autostradë, 32 kilometra larg kufirit, kur shoferi kishte hapur zjarr, shkruan rrjeti Euronews.

Viktima ishte identifikuar vetëm si Felix B., dhe besohet se shkaktoi humbjen e jetës së oficerit të patrullës gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Policia shkruante në dokumente se disa minuta pas ndalimit dhe kontrollit, shoferja doli nga mjeti dhe hapi zjarr pa paralajmërim ndaj oficerëve, ndërsa shton se edhe viktima kishte tentuar të nxirrte një armë por u qëllua.

Qytetari gjerman Felix B. Ishte në SHBA me vizë turistike, ndërsa 21 vjeçarja Youngblut, pritet të marrë akuzat të hënën në gjyq.

Hetuesit shtonin se ishin duke monitoruar rregullisht Youngblut e Felix B. që prej 14 janarit, kur një punonjës hoteli kishte vënë re se ata ishin të armatosur.

Kur u pyetën nga oficerët çifti raportohet se u thanë se kishin ardhur në zonë për të blerë shtëpi dhe kishin refuzuar të vazhdonin t’i përgjigjeshin pyetjeve të mëtejshme.

Sipas FBI, nuk kishte arsye që dyshja të arrrestoheshin, shkruan Euronews.

Por gjatë kontrollit të automjetit zyrtarët thanë se gjetën mjete taktike të stilit ushtarak, radiomarrëse dhe “mjete elektronike udhëtimi”, ndërsa hetimet për ngjarjen e rëndë vazhdojnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit