Në denoncimin e ardhur në redaksinë e JOQ, banorë të lagjes ‘Kushtrimi’ në perëndim të qytetit turistik të Vlorës tregojnë me zemërim për gjendjen e rëndë të rrugëve të paprekura prej vitesh, tashmë të përmbytura nga balta kanalizimet e hapura.
Të lodhur e të zhgënjyer nga autoritetet që shfaqen në dyert e tyre vetëm në kohën e zgjedhjeve, vendasit thonë se nuk dëshirojnë të kenë të bëjnë me ‘patronazhistët’ e partive politike, madje zotohen “t’i dëbojnë ata me ceremoni” në rast se shfaqen.
Komenti i qytetarit me pamjet e dërguara:
“Pershendetje JOQ i bejme thirje kryetarit bashkis Vlore qe mos ti nis patronazhistet per vota ktej ne lagjen Kushtrimi dere me dere, se do ti ndjekim me ceremoni, se na premtoi shum gjera”.
Prej vitesh banorët janë ankuar për rrugë të amortizuara, puseta të dëmtuara dhe kanale të të hapura në lagjen Kushtrimi, ku jetojnë më shumë se 300 familje, si në kohën e kryetarit aktual Ermal Dredha dhe të pararendësit Dritan Leli.
Një nga problemet më shqetësuese mbetet rregullimi i sistemit të ujërave të zeza që përveç erës dhe sëmundjeve që mund të mbartin, venë në rrezik edhe jetën e banorëve që rrëzohen në to.