Kapen 26 kg kokainë në Selanik, ishte fshehur në kontejnerin me banane

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 25.01.2025, 15:40

Në portin e Selanikut, inspektorët grekë kanë sekuestruar 25 kilogramë kokainë.

Sipas mediave lokale, droga ishte fshehur në një kontejner me banane që kishte ardhur nga Ekuadori drejt Selanikut. Gjatë kontrolleve rutinë, inspektorët e AADE-së nga Dogana e Parë e Selanikut zbuluan substancën narkotike përmes përdorimit të një pajisjeje rreze X vetëlëvizëse. Kokaina ishte fshehur në pjesët frigoriferike të kontejnerit me banane të freskëta.

Menjëherë pas zbulimit, inspektorët doganorë, në bashkëpunim me policinë greke, sekuestruan lëndën narkotike dhe informuan Prokurorinë për veprimet e mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit