Një denoncim i ardhur në redaksinë tonë tregon gjendjen alarmante të fshatrave Pjezë dhe Hardhishtë të Shijakut. Sipas qytetarit, mbeturinat nuk janë marrë prej më shumë se 3 muajsh, duke shkaktuar një situatë kaotike.
Qytetarët shkruanë se rrugët janë të bllokuara nga mbeturinat, duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve, ndërsa era e rëndë dhe ndotja e ambientit po dëmtojnë rëndë cilësinë e jetës së komunitetit.
Ky nuk është as rasti i parë, as qyteti i parë ku qytetarët bashkëjetojnë me një problematikë të tillë. Të shumta kanë qenë denoncimet në redaksinë tonë që kanë adresuar këtë problem kaq të ndjeshëm në komunitet.
Mesazhi i plotë:
“Prsh JOQ, në fshatin Pjezë dhe Hardhishtë të Shijakut kanë 3 muaj pa mar plerat dhe bllokohen rruget per shkak të tyre, te lutem postojini, anonim”.