Përbërësit dhe pasojat e rrezikshme të cigareve elektrike për mushkëritë

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 25.01.2025, 14:54

Cigaret elektrike po përdoren gjithnjë e më shumë vitet e fundit sidomos nga adoleshentët që besojnë se pasojat e tyre janë të ngjashme me duhan-pirjen dhe ndjekin fushatat milionere të reklamimit tyre.

Por studiuesit janë ende në fazat e hershme të hetimit të mënyrave sesi cigaret elektrike prekin mushkëritë, ndërsa kohët e fundit mes këtyre konsumatorëve është parë gjendja e njohur në Britani si “mushkëria kokoshkë”.

Dr Stephen Broderick, i fakultetit mjekësor John Hopkins tha në një intervistë: “Dy-tre vitet e fundit kemi parë një rritje të madhe të pacientëve që përdorin cigare elektrike”.

“Në lidhje me duhanin kemi pasur studime të shumta që kanë treguar për qindra kimikate që thithen bashkë me të dhe dëmtojnë mushkëritë, por për cigaret elektrike ende nuk njohim efektet afat-shkurtra ose afatgjata të përbërësve.”

Këto aparate nxehin një substancë dhe lejojnë thithjen e avullit të saj, thotë Dr Broderick, teksa shton: “Ne besojmë se elementët e vajit të nxehur depërtojnë thellë në mushkëri dhe shkaktojnë inflamacion. Një nga reagimet inflamatore të kësaj është gjendje e ‘mushkërisë kokoshkë’, e njohur gjithashtu si ‘bronchiolitis obliterans’, që dëmton rrugët më të vogla të frymëmarrjes”.

Dështimi i mushkërive ndodh gjithashtu mes përdoruesve të shpeshtë të cigareve elektrike.

Kompanitë përdorin kimikate të ndryshme në produktet e tyre por mes ingredientëve më të përdorur në to janë; diacetili, që shton shijen e tymit dhe njihet që dëmton mushkëritë e njeriut; akroleinil, që është një pesticid kimik dhe gjithashtu dëmton mushkëritë, si dhe formalina, prezervuesi kimik që në kohët e lashta përdorej për krijimin e mumjeve, shkruan rrjeti britanik Metro.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit