Një nga dhomat e konviktit të studentëve të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë mjetet dhe punonjësit e shërbimit zjarrfikës për të vënë situatën nën kontroll. Rrethanat e rënies së zjarrit ende nuk janë sqaruar, ndërsa zjarri ka marrë përmasa të konsiderueshme.
Dyshimet paraprake sugjerojnë se shkaku i zjarrit mund të ketë qenë një qark i shkurtër elektrik.