Meksika refuzon avionin me refugjatët e deportuar nga administrata Trump

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 25.01.2025, 13:59

Meksika raportohet se ka mohuar lejen e uljes së një avioni të ushtrisë së SHBA me emigrantë të kthyer nga administrata Trump, thanë sot autoritetet e të dyja vendeve për mediat.

Avioni në fjalë ka kryer tashmë dy fluturime të ngjashme drejt Guatemalës secili me nga 80 emigrantë, ndërsa nuk jepen detaje për ndalimin e tij në Meksikë.

Ndërsa ministria e jashtme e Meksikës tha mbrëmë në një deklaratë se vendi ka një marrëdhënie “shumë të mirë” me SHBA dhe do të bashkëpunojë për çështjen e emigracionit.

"Në lidhje me riatdhesimet, ne gjithmonë do të pranojmë ardhjen e meksikanëve në vend, me krahë hapur," shtohej në deklaratë pa e përmendur incidentin.

Emigrantë të kthyer në Guatemala

Administrata Trump kësaj jave ka prezantuar një program emigracioni të quajtur "Qendro në Meksikë”, që detyron azilantët meksikanë të presin në Meksikë miratimin ose refuzimin e aplikacioneve të tyre në SHBA.

Presidentja Claudia Sheinbaum tha kësaj jave se lëvizja kërkon miratim edhe nga vendi pritës i emigrantëve dhe Meksika nuk e ka bërë këtë.

Marrëdhëniet SHBA-Meksikë janë tashmë në fokus të mbrehtë në mandatin e dytë të presidentit Trump, i cili ka shpallur gjendje të emergjencës në kufirin e përbashkët mes dy vendeve dhe ka urdhëruar shtimin e 1,500 trupave ushtarake atje për të kufizuar emmigracionin.

Ndërsa presidentja Sheinbaum ka shmangur përshkallëzimin e situatës dhe është shprehur e hapur për akomodimin e shtetasve meksikanë të kthyer nga SHBA, por thotë se nuk pranon deportimet masive.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit