Prej më shumë se një dekade, rruga që duket në video, në Kamëz vijon të jetë në gjendje të rënduar, duke shkaktuar vështirësi të mëdha për banorët dhe përdoruesit e saj. Pavarësisht rëndësisë që ka kjo rrugë për qytetarët e zonës dhe pesë fshatrave të Tiranës që e përdorin atë, nuk është ndërmarrë asnjë masë për mirëmbajtje apo rikonstruksion.
Një qytetar na shkruan se përgjatë këtyre viteve, janë bërë kërkesa të shumta ndaj bashkisë Kamëz dhe kryetarit të saj, Rakip Suli, por mungesa e reagimit ka dëshmuar një moskokëçarje të plotë nga ana e institucioneve përgjegjëse. Qytetari thotë se kjo rrugë, që cilësohet si kryesore për numrin e madh të qytetarëve që e përdorin, po shkon drejt një gjendjeje të pakalueshme për automjetet, veçanërisht për ato të vogla.
Qytetari thekson se si taksapagues të rregullt ndihen të injoruar dhe të lënë pas dore. Mungesa e ndërhyrjeve ka rënduar ndjeshëm përditshmërinë e tyre dhe ka krijuar vështirësi të mëdha në qarkullim. Në këto kushte, kërkohet ndërhyrje urgjente nga shteti dhe institucionet lokale për të zgjidhur këtë problem të kahershëm.
Mesazhi i plotë:
“Prsh joq Albania Ju lutem postojeni Kjo esht rruga argjinatura bashkia Kamez qe 10 vite kjo rrug nuk esht prekur as nuk esht mar masa aspak per kete rrug qe kaq vite. Pas shum kerkesave qe jan ber kryebashkiakut Z Rakip Suli ka pasur nje mos qarje koke le tthemi. Nje injorim i papare nga ana tij rreth ksaj rruge. deshmoj dhe dononncoj kete padrejtsi qe po behen me ne si qyterar te kamzez si taksa pagus te rregullt si njerez me te drejta edhe 5 fshatrave te tiranes qe perdorin kete rruge kalimi. Mund tthemi qe esht rrug kryesore sa i perket numrit te qytetarve qe e perdorin kete rrug. Rruga po fillon tbehet e pa kalueshme nga ana e makinave tvogla dita dites. Shum faleminderit nese e postoni dhe I lutem shtetit merni masa”.