LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa probleme, në disa rrugë ka ulje të dukshmërisë për shkak të mjegullës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.01.2025, 13:05

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë mjaft të lagështa.

Ulje e dukshmërisë për shkak të mjegullës prej 50 – 100 m. ka në rrugët Shtip – Negotinë, Negotinë – Demir Kapi – Udovë, Veles – Shkup, Shkup – Veles, Shkup – Kumanovë, Kumanovë – Shkup dhe Kryqëzimi Hipodrom – Bypass Shkupi, deri në 100m në rrugët Kumanovë – Stracin, Dellçevë – M. Kamenicë dhe Veles – Shtip dhe nga 20 – 50m në rrugën Shkup – Tetovë.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën maqedonase nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhimin e kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit