Publikohet foto e Lulzim Vishës, i ekzekutuar dje me breshëri pranë banesës së tij në Kamëz

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 25.01.2025, 12:32

Autoritetet kanë publikuar sot foton e 48-vjeçarit Lulzim Visha, i cili u vra në një atentat të rëndë të premten në Kamëz.

I ndjeri, i cili punonte si shpërndarës, u vra rreth 200 metra larg banesës së tij në fshatin Zall Mner, brenda makinës së kompanisë ku punonte.

Autori apo autorët dyshohet se ishin pozicionuar në pjesën ballore të makinës, pasi automjeti i viktimës ka shenja të shtënash në këtë pjesë.

Policia ka arrestuar Eduard Lamin për vrasjen e 48-vjeçarit si dhe ka bastisur shtëpinë e kushëririt të tij Ervis Lami, ku është gjetur një armë tip pistoletë me silenciator.

Përpara disa kohësh, mes viktimës dhe disa prej anëtarëve të familjes Lami raportohet se ka pasur një konflikt për çështje pronash, çka është dhe pista kryesore e hetimeve të policisë.

Pas ngjarjes së rëndë policia gjeti të djegur në zonën e Zall Herrit automjetin që dyshohet se është përdorur nga autorët, një Porsche i zi me targa të vjedhura, bashkë me armën e shkrumbuar.

Ka gjithashtu dyshime se Visha mund jetë vrarë si pasojë e një hasmërie të vjetër, pasi mësohet se vëllai i tij ka vrarë një person.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit