Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci ka nxjerrë në qarkullim karrotrecin e vetëm që ka për të hequr makinat e vjetra e të braktisura nga rrugët e këtij qyteti.
Karrotreci që qëndronte i pluhurosur poshtë shkallëve të stadiumit “Loro Boriçi” është përdorur për të hequr këto makina.
Qytetarët thonë se falë publikimit në JOQ, Beci u zgjua nga gjumi dhe iu rikthye punëve që i takojnë.
Por sërish ndihen të zhgënjyer se si vetëm duke denoncuar në JOQ, bashkia e Beneti kujtohen t’u japin zgjidhje problemeve të vazhdueshme që shkodranët kanë.
Mesazhi i qytetares:
Miremengjes, ju falenderoj shume . Me vjen shume mire nga njera ane qe u hoq direkt me ndihmen tuaj, por nga ana tjeter zhgenjehem qe duhet sesben ti publikojme dhe demaskojme problemet qe te gjejme zgjidhje. Gjithsesi faleminderit shume nga ana juaj