Rritja e kostos së jetesës, shqetësimi kryesor i shqiptarëve

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 25.01.2025, 12:11

Rritja ekonomike e Shqipërisë, megjithëse mbi mesataren e dekadës së kaluar, nuk ka ndikuar në përmirësimin e ndjeshëm të gjendjes së shumicës së qytetarëve. Në të njëjtën kohë, reduktimi i popullsisë me mbi 420 mijë banorë gjatë viteve 2011-2023 nuk ka sjellë një shpërndarje më të drejtë të përfitimeve ekonomike.

Kostot e larta të jetesës dhe vështirësitë në përmirësimin e financave personale mbeten sfida të mëdha për shumë qytetarë, përfshirë ata me arsim të lartë dhe punësim të qëndrueshëm. Sipas një sondazhi të realizuar nga “Monitor”, gjatë vitit të kaluar, 67% e të anketuarve pohuan se gjendja e tyre financiare kishte mbetur e njëjtë ose ishte përkeqësuar krahasuar me vitin 2023. Për më shumë se 74% të tyre, rritja e kostos së jetesës ishte shqetësimi kryesor.

Gjendja ekonomike ka prekur gjithashtu familjet që rrisin fëmijë, ku shpenzimet për arsim dhe kujdes ndaj fëmijëve janë bërë gjithnjë e më të vështira për t’u përballuar. Tarifat e larta të shërbimeve dhe mungesa e fuqisë punëtore kanë rritur ndjeshëm kostot, duke e bërë të vështirë menaxhimin financiar për familjet.

Sondazhet gjithashtu evidentojnë se më shumë se 42% e shqiptarëve vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë, duke mos pasur mundësi të përmbushin nevojat bazë, si veshje, këpucë, apo aktivitete minimale sociale. Këto të dhëna janë konfirmuar nga raportet e INSTAT dhe standardet e Eurostat për varfërinë materiale.

Megjithëse ekonomia ka shënuar rritje, sfidat kryesore mbeten shpërndarja e barabartë e përfitimeve dhe adresimi i varfërisë që prek një pjesë të konsiderueshme të popullsisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit