Në raportimin e ardhur në redaksi nga banorë të Hasit në veri të Shqipërisë, denoncohen ndërprerjet e energjisë elektrike dhe gjendja e rëndë e kabinave e transformatorit të fshatit Qafë-Prush.
Vendasit thonë se çdo ditë përballen me ndërprerje prej transformatorit të amortizuar dhe prej hezitimit të mirëmbajtjes nga agjencitë dhe punonjësit e rrjetit elektrik.
Ata ankohen se detyrohen të riparojnë vetë transformatorin edhe pse nuk kanë njohuri duke rrezikuar jetën, ndërsa punonjësit e rrjetit pranojnë gjendjen e keqe të aparateve por japin vetëm përgjigjen e njohur të neglizhencës “s’kemi çfarë të bëjmë”.
Denoncimi i qytetarit:
“Pershendetje joq shife ne cfar kushtesh esht transmatori ne Has, konkretisht ne Qaf Prush, cdo dit kemi probleme dhe nuk vjen kush me vu dor. E kan par dhe punojsit thon esht mos me keq por skemi ca bejm. Pz jemi ne hall tani po merrem une vet me to te prek tela edhe pse smerr vesh fare.”