Sherr me kaçavida mes 20 personave në Greqi, plagosen 3 të rinj shqiptarë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.01.2025, 10:06

Një sherr mes 20 personash, në të cilën kanë marrë pjesë edhe shqiptarë r të mitur ka ndodhur të premten në Metamorfosi, Greqi.

Nëntë persona janë arrestuar pasi akuzohen për vrasje të mbetur në tentativë dhe pritet të dalin në prokurori.

Nga përleshja kanë mbetur të plagosur tre shqiptarë, njëri prej të cilëve me kaçavidë është dërguar në spital.

Sipas informacioneve, në përleshje kanë marrë pjesë rreth 20 persona nga Kifisia dhe Filadelfia, të cilët kishin caktuar takimin në Metamorfosi.

Policia greke ka dyshime se përplasja lidhet me një incident të ngjashëm të ndodhur rreth një muaj më parë në Marousi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit