UKT dhuron 165 MLN për kompaninë e Erzen Breçanit, ndonëse ai është në “arrest shtëpie”

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 24.01.2025, 22:13

Një tender i diskutueshëm është zhvilluar në Ujësjellës-Kanalizimet e Tiranës më 31 dhjetor 2024, me vlerë 165 milionë lekë, për ruajtjen dhe shoqërimin e vlerave monetare që kjo shoqëri grumbullon nga faturat. Ky tender ka shkuar në favor të kompanisë “Breçani R.O.S.P Sh.p.k”, e lidhur me Erzen Breçanin, ish-kryepolic dhe i arrestuar me masë penale “Arrest Shtëpie” nga SPAK, për akuza lidhur me grup të strukturuar kriminal, trafik droge, pastrim parash dhe organizim vrasjesh.

Tenderi është zhvilluar me negociim të drejtpërdrejtë, pa konkurrencë, me ofertë 100% të fondit limit. Ky proces i cili u realizua mbrëmjen e Vitit të Ri, ka ngjallur dyshime për transparencën dhe ligjshmërinë e tij, duke vënë në pikëpyetje shpenzimet e shumta të buxhetit të shtetit.

Pavarësisht akuzave të rënda ndaj Breçanit dhe hetimeve që ai ka ndaj tij, Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës e ka favorizuar atë me një kontratë të majme, pa garë, duke i ndarë miliona lekë për shërbimet e sigurisë. Kjo ngjarje ka shkaktuar reagime të forta, pasi ky tender, i realizuar pas kalendarit të vitit të ri, duket të jetë një veprim shumë i dyshimtë.

Përfaqësues të Ujësjellës-Kanalizimeve kanë thënë se nuk ka pasur kompani të skualifikuara, duke theksuar se procedura u zhvillua me negociim paraprak vetëm me kompaninë e Erzen Breçanit, ndonëse ky proces ka ngjallur shumë pyetje rreth transparencës dhe rregullave të tenderimit publik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit