Mosbindje civile në Serbi: Grevë e përgjithshme dhe protesta masive në gjithë vendin

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 24.01.2025, 20:40

Serbia u përfshi të premten nga një grevë e përgjithshme, që studentët e kanë quajtur "mosbindje e përgjithshme civile". Mijëra qytetarë dhe studentë mbushën sheshet dhe bllokuan rrugët në Beograd dhe qytete të tjera, duke kërkuar përgjegjësi për tragjedinë në Novi Sad, ku më 1 nëntor humbën jetën 15 persona nga shembja e një strehëz në Stacionin Hekurudhor.

Protestuesit kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për tragjedinë, ndalimin e procedurave ndaj aktivistëve të arrestuar dhe rritjen e buxhetit për universitetet. Për më shumë se dy muaj, studentët kanë bllokuar fakultetet si pjesë e protestës së tyre.

Incidentet nuk munguan gjatë grevës. Një vajzë u plagos në Novi Beograd pasi një makinë goditi një grup protestuesish. Ajo u dërgua në qendrën e emergjencës për trajtim.

Në të njëjtën ditë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, zhvilloi një tubim në Jagodinë, ku shpalli formimin e një "Lëvizjeje për popullin dhe shtetin", duke akuzuar shërbimet e huaja të inteligjencës dhe "mercenarë të huaj" për përfshirje në protestat e studentëve.

Greva, e shoqëruar me ndërprerje të punës dhe aktiviteteve të përditshme, shënon një moment kritik në tensionet politike dhe sociale në Serbi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit