Ishte ‘truri’ i menaxhimit të pandemisë në SHBA, Trump i heq mbrojtjen federale Dr. Anthony Fauci-t

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24.01.2025, 20:30

Presidenti amerikan Donald Trump ka ndërprerë mbrojtjen federale për Dr. Anthony Fauci, eksperti i sëmundjeve infektive që e këshilloi gjatë pandemisë së COVID-19.

Gjatë një deklarate për mediat në Karolinën e Veriut, Trump tha se nuk ndien përgjegjësi për sigurinë e ish-zyrtarëve të qeverisë.

"Ata kanë bërë shumë para. Mund të paguajnë vetë për sigurinë e tyre," tha ai, duke iu referuar edhe John Bolton, ish-këshilltarit të sigurisë kombëtare.

Dr. Fauci ishte pranë Trump gjatë fillimit të pandemisë, por më pas u bë kritik ndaj tij, veçanërisht kur Trump kundërshtoi udhëzimet e shëndetit publik. Siguria e Fauci-t ishte rinovuar disa herë gjatë presidencës së Joe Biden, për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme.

Trump deklaroi: "Nuk mund të kesh mbrojtje për gjithë jetën vetëm sepse ke punuar për qeverinë."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit