Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e së premtes në zonën e Metamorfosit, ku një përplasje mes disa personave ka përfunduar me tre të plagosur.
Incidenti ka ndodhur në rrugën Pefkon, ndërsa shkaqet e konfliktit mbeten ende të paqarta.
Ndër të plagosurit është një 19-vjeçar nga Shqipëria, i cili është dërguar në spitalin e Kryqit të Kuq, pasi ka marrë lëndime nga një mjet i mprehtë, siç raportohet një kaçavidë.
Autoritetet kanë ndaluar shtatë persona në lidhje me këtë ngjarje, mes tyre katër të rritur dhe tre të mitur. Hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes po vazhdojnë.