Shkencëtarët kanë zbuluar se emri origjinal i figurës qendrore të Krishterimit, Jezus Krishti, nuk ishte i tillë në kohën kur ai jetoi. Historikisht, Jezusi fliste arameisht dhe emri i tij ishte Yeshua ose Yeshu, forma të zakonshme në Galile në atë periudhë. Titulli "Krishti" nuk ishte mbiemër, por një term nderimi që nënkuptonte "i vajosuri i Perëndisë."
Transliterimi dhe përkthimi i emrit nga aramaishtja në greqisht, latinisht, dhe më pas në anglisht çoi në emrin që përdoret sot. Fillimisht, emri Yeshua u transliterua në greqisht si "Iesous," më pas në latinisht si "Iesus," dhe përfundimisht në anglisht si "Jesus," me përfshirjen e shkronjës "J" në shekullin e 16-të.
Shkencëtarët shtojnë gjithashtu se data tradicionale e lindjes së Jezusit, 25 dhjetori, nuk është historike, por u zgjodh nga Kisha për të përkuar me festivalin pagan Saturnalia në shekullin e 4 pas Krishtit.