Kryebashkiaku italian vdes papritur në moshën 38 vjeçare

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 24.01.2025, 17:42

Domenico Petrini, kryebashkiaku 38 vjeçar i Subiaco, në lindje të kryeqytetit Romë ka vdekur dje papritur teksa hynte në zyrë.

Një atak i pashpjeguar kardiak besohet se është shkaku u tragjedisë së zyrtarit të ri që ishte kthyer në Roma prej pak ditësh, dhe do të bënte dje një prezantim në asemblenë qytetare Uncem, por për fat të keq nuk ia doli.

Mediat vendase përmendnin vetëm “gjendje e papritur shëndetësore” si shkak të vdekjes, pa treguar më shumë detaje.

Petrini ishte i lindur në Subiaco dhe njihej si sipërmarrës i turizmit dhe pronave të patundshme.

Subiaco raportohet se kishte humbur papritur ndjenjat dhe personeli i emergjencës që erdhi në vendngjarje nuk arriti të bënte asgjë për ta shpëtuar.

Homazhe të shumta bëheshin për kryebashkiakun e ri që lë pas bashkëshorten, fëmijët e prindërit, si dhe komunitetin e shokuar nga ndarja e parakohshme nga jeta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit