Aksident në Shkodër, 45-vjeçari ndërron jetë në spital

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 24.01.2025, 17:18

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Darragjat të Shkodrës, ku një 45-vjeçar, Paulin Pashuku, ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet gjatë kohës që udhëtonte me motor. Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, ai nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Autoritetet kanë bërë të ditur se drejtuesi i automjetit, 31-vjeçari Xhovan Palaj, është arrestuar dhe po përballet me akuzën për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Ndaj tij kanë nisur procedurat ligjore, ndërsa materialet i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit