Familjarët e Martin Luther King vlerësojnë publikimin e hetimeve të vrasjes nga Trump

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 24.01.2025, 17:05

Familjarët e heroit amerikan të të drejtave civile Martin Luther King kanë reaguar sot pas vendimit të presidentit Trump për të publikuar dosjet sekrete të FBI mbi vrasjet e King, të presidentit John F. Kennedy dhe të vëllait senatorit Robert F. Kennedy.

Ata vlerësojnë publikimin e hetimit mbi vrasjen shokuese të oratorit të famshëm të lirive Luther King 60 vjet më parë, duke thënë se është një “humbje e thellë familjare që ndjejnë edhe sot.”

Dje Trump nënshkroi urdhrin e publikimit të dosjeve mbi vdekjen e King, Presidentit John F. Kennedy dhe senatorit Robert F. Kennedy.

“Për ne vrasja e babait tonë është një humbje e thellë familjare dhe shpresojmë të kemi mundësinë të shikojmë dosjet para publikimit të tyre”, thuhej në deklaratën e familjarëve.

Urdhri bënte thirrje për publikimin “e vonuar” të dokumenteve dhe i kërkonte departamentit të përgatiste publikimet.

King u qëllua për vdekje nga James Earl Ray më 4 prill 1968, pas fjalimeve emocionale në mbrojtje të të drejtave civile dhe kundër politikave të luftës e diskriminimit.

Teori të ndryshme janë formuluar për arsyet e vrasjes, si lidhje të vrasësit me grupe komuniste apo rivalitete politike që nxiteshin nga pikëpamjet e konsideruara radikale të King.

Ndërsa nipi i presidentit Kennedy tha në reagimin e tij se besonte se Trump po i bënte deklasifikimet për arsye politike.

“Deklasifikimet e dokumenteve mbi vrasjen e presidentit J.F.Kennedy janë një provokim politik kur ai nuk është vetë këtu për të vendosur apo refuzuar. Këto nuk janë asgjë heroike”, tha Jack Schlossberg, sipas rrjetit vendas New York Post.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit