Procedohet bashkëshorti i edukatores që dhunoi 3-vjeçarin, kërcënoi babanë e të miturit

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 24.01.2025, 17:01

46-vjeçarja e shpallur në kërkim ditën e djeshme, edukatorja në një kopsht privat në zonën e Astirit, e cila u denoncua nga babai i një fëmije për ushtrim dhune ndaj të miturit, vazhdon të jetë në kërkim.

Ndërkohë, një zhvillim i ri në këtë çështje lidhet me bashkëshortin e saj, ndaj të cilit ka nisur një procedim penal, pasi dyshohet se ka kërcënuar përmes telefonit babanë e 3-vjeçarit.

Policia ka deklaruar se po vijojnë hetimet, ndërsa 46-vjeçarja mbetet ende në kërkim. Situata ka shkaktuar shqetësim mes prindërve që kanë fëmijët në kopsht.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit