Politikani portugez akuzohet për vjedhje bagazhesh në aeroport

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 24.01.2025, 16:32

Deputeti Miguel Arruda akuzohet se ka marrë bagazhin nga karuseli i transportit dhe e ka çuar në shtëpi.

Sjella e pazakontë e politikanit të djathtë që raportohet se është e përsëritur, ka sjellë përjashtimin e tij nga partia, shkruan rrjeti The Guardian.

Mediat portugeze raportonin se Miguel Arruda ishte marrë dje në pyetje në aeroportin e Lisbonës ku u akuzua për vjedhje të bagazhit, pasi disa bagazhe të huaja raportohet se ishin gjetur në shtëpinë e tij.

40-vjeçari ka mohuar shkeljet, teksa tregonte më herët në media: “Mua po më kryqëzojnë publikisht, por derisa të provohet e kundërta unë jam i pafajshëm”.

Arruda, i cili vazhdon punën në parlament si deputet i pavarur, ka kërkuar heqjen e imunitetit të tij për hetimet.

Mirëpo anëtarët e partisë së tij Chega e fishkëllyen në parlament në seancën e të premtes ndërsa kreu i asamblesë José Pedro Aguiar-Branco, i tha Arruda të ulej në vendet e pasme të sallës, siç ulen zakonisht deputetët e pavarur.

Arruda mbronte veten ndaj akuzave duke thënë se pamjet e kamerave të sigurisë mund të krijohen me inteligjencën artificiale.

Por kreu i partisë Chega, André Ventura, pas një takimi me Arruda konfirmoi përjashtimin e tij nga grupi: “Përballë këtyre rrethanave … nuk mund të lejoj që ai të mbetet në grupin tonë parlamentar”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit