Pezullohet mësuesja që refuzoi të hiqte kryqin nga tavolina e saj në SHBA

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 24.01.2025, 15:27

Një mësuese kristiane e një shkolle publike në Connecticut, SHBA, është pezulluar dhe kërcënuar me shkarkim pasi refuzoi të heqë një kryq që mbante mes sendeve të saj në anë të tavolinës, thanë përfaqësuesit ligjorë.

Avokat i gruas dhe agjencia e lirisë fetare ‘First Liberty Institute’, dërguan letra paralajmërimi ndaj shkollës DiLoreto Elementary për shkelje të të drejtave kushtetuese të klientës së tyre Marisol Arroyo-Castro, e cila është besimtare katolike.

Në letër thuhej se fillimisht zyrtarët kishin pezulluar Castro pa rrogë dhe e kërcënonin me mbyllje të kontratës, “vetëm për vendosjen e kryqit në anë të tavolinës së saj, në cepin e klasës”.

Mësuesja e vjetër ka mbajtur kryqin mes sendeve të saj personale prej gati dhjetë vitesh, siç bëjnë dhe mësues të tjerë të shkollës, argumetojnë organizatat.

Në letër thuhet se drejtori i shkollë kishte udhëzuar Castro të hiqte kryqin nga pamja pas një shqetësimi që ishte ngritur.

Por mësuesja nuk pranoi dhe kjo solli një tjetër takim mes drejtuesve të shkollës dhe sindikatës së mësuesve.

Castro ishte përpjekur të argumentonte se “ndërgjegjia e saj nuk e lejon ta mbajë kryqin në sirtar” dhe drejtuesit e vendosën në pezullim, duke i bërë presion për të sallë në pension.

Gruaja shton se nuk në plan të pranojë kushtet e kërkuara nga drejtuesit e shkollës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit